Në një intervistë për “Shqipëria Live”, duke folur live nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, moderatori Ledion Liço rrëfeu detaje për spektaklin madhështor që fillon mbrëmjen e 21 dhjetorit.
“Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh. Ka krevate dopio. Nuk dua t’ju tregoj shumë sepse Vëllai i Madh mërzitet pastaj. Ka 16 krevate në këto dy dhoma, por pjesa më e madhe do të jenë dopio. Ky do të jetë një Big Brother që do të merret me personazhet publikë, por edhe me historitë e atyre që më pak njohim. Historia është ajo që ka më shumë rëndësi sesa reputacioni. Nesër do të merremi vetëm me VIP-at, por do të tregojmë më vonë dhe historitë që na kanë bërë përshtypje. Ata që nuk e kanë përemrin ‘VIP’ do të bëhen së shpejti pjesë e shtëpisë. Nuk janë pak, janë shumë”, tha Liço.
- Jozi i përgjigjet babait të Loredanës: Doja t’i këndoja këngën…
- Egli i kthehet Aldos: Ti nxore fytyrën tënde të vërtetë, falenderoj Gjestin që…
- Rozana Radi: S’mund t’i marr leje Eglit për të folur me Gjestin
- VIDEO/ Loredana bisedon me Valbonën: Livia është e trashë, mendon se është më e zgjuar se unë?
- Hëna e re në Ujor/ Këto 3 shenja Horoskopi fillojnë një epokë të re
- Gazetarja bën deklaratën e fortë: Gjesti ka qenë i martuar para BBV