Tue. Jan 7th, 2025

VIDEO/ “Kishte frikë të hiqte mbulesën”, Elton Ilirjani flet për takimin e Parashqevi Simakut me djalin

Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë dje në mbrëmje në “Top Story” me Grida Dumën detaje rreth takimit të Parashqevisë me të birin.

Ai u shpreh se me rastin e saj, për herë të parë një gjykatëse grua në SHBA i hoqi të drejtën e mëmësisë një nëne.

Në fillim kishte frikë të hiqte mbulesën, dhe unë i thashë që është e pamundur të takosh mamanë tënde me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe këtu ramë dakord pas një orë bisede, ai kishte një ankth të shtuar, ndoshta ka qenë ankthioz me çfarë ka kaluar në jetën e tij, një djalë i ri që nuk e kishte parë nënën e tij, ndoshta mbante mend kur kishte qenë 5 vjeç dramat dhe përplasjet që kishin pasur, mua Roberti më tha që e kishte marrë djalin me polici se djali ishte diku tjetër, as me Parashqevinë, as me Robertin në momentin që gjykata…Flas shumë vite më përpara që mori një vendim gjykata, historia e Parashqevi Simakut është shumë e madhe, do duhet shumë emisione ta sqarojmë nga fillimi deri në fund. Është e rrallë, ndoshta edhe hera e parë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën e mëmësisë një gruaje dhe t’ja japë një burri. Djali ishte i traumatizuar, u bind që të vinte dhe më kërkoi diçka. Asnjë video dhe asnjë foto nuk do të merrte imazhin e tij të plotë të fytyrës, edhe anash nuk donte të merrej. Më tha që dua të jem i famshëm dhe i thashë po të dashurën a do ta kesh të famshme apo të jetë Instagram dhe më tha jo, sa më thjeshtë aq më e mirë. Është një mentalitet i qartë i atij vetë që do një jetë të thjeshtë dhe nuk do një jetë ylli. Takimi ishte mbi gjemba, kishte shumë emocion, që nga e ecura e kupton. Ajo është një grua shumë e fortë“, ka thënë Ilirjani.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *