Mon. Dec 30th, 2024

Video/ “Kisha mbretëreshën në krah”, Luiz Ejlli pasi pa filmin: Ishte përrallë, jam më i emocionuar se kur fitova Big-un

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar me një video në Instagram, pasi e pa filmin “Në kuadër të dashurisë”. Luizi falenderoi të gjithë fansat e tij dhe tha se ishte edhe më i emocionuar, se sa kur fitoi Big Brother-in.

“Faleminderit të gjithëve. Jam shumë më i emocionuar se sa kur kam fituar Big-un. Ishte përrallë. Ishte e bukur gjithçka. Sonte jam ndierë mbret se kam dhe mbretëreshën me vete”, tha këngëtari.

Si ai edhe bashkëshortja e tij, Kiara Tito thanë se filmi ishte shumë i bukur dhe shkaktonte shumë të qeshura.

“Ishte shumë i bukur filmi, super ishte. Ka qeshur gjithë salla”, tha Kiara. / Labyrinth

Video e postuar nga Luiz Ejlli në Instagram

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *