Thu. Dec 26th, 2024

Video/ Ish-këngëtarja që nuk besonte tregon pse vendosi të mbulohej me shami dhe ndikimin e Michael Jackson

Ish-këngëtarja Egi Vreko, e ftuar në “Natën me Aulonën” ka treguar, se si u shndërrua nga islamofobe në një besimtare myslimane.

“Kam qenë shumë islamofobe, pasi jam rritur nga familja dhe nga një shoqëri e tillë. Ky vendim më erdhi pas një meditimi të gjatë në jetën time. Kam qenë tip që mendohesha shumë. Që meditoja për hapat që hidhja. E llogarisja çdo hap në jetën time. Ajo që më ka bërë të arrija në këtë vendim ka qenë dija. Kam lexuar shumë”, tregoi Egi.

Ish-këngëtarja tregoi adhurimin e madh që kishte për Michael Jackson edhe vendimin për t’u veshur me veshje islame.

“Unë e admiroja Michael Jackson si artist në çdo aspekt. E kam ndjekur që 3 vjeçe. Sirtaret e mia kanë qenë të mbushura plot me videot e tij, me shkrime që unë ia bëja atij me shpresën se do ta takoja një ditë. Vdekja e tij më lëndoi shumë. Dhe mendova jetën e tij, pavarësisht famës, karrierës isha në një rrugë afërsisht si e tij. Dhe thashë ai nuk është më në këtë botë duhet të kisha qenë në atë moment që ta pyesja çfarë ka ndodhur. Në atë moment unë kam bërë një lutje dhe kam thënë: ‘O Zot nëse ti ekziston të lutem mund ta di arsyen e jetës time. Pse ka jetë dhe pse ka vdekje’. Unë dy javë vazhdova jetën time normalisht dhe në zemër ndjeja një ndjenjë shumë të mirë, që nuk mund ta shpjegoj dot. Kisha motiv në vetvete që çdo ditë të isha njeri më i mirë”, she said.

Për më tepër shikoni videon:

/ Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *