Moderatorja Fjoralba Ponari ka treguar ngjarjen e sikletshme që i ndodhi gjatë spektaklit ‘Portokalli’, kur ajo ishte prezantuese.
“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkroi Fjoralba në ‘instastory’, aty zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit.
Moderatorja u pa e sikletosur, duke mbajtur me dorë fustanin që mos të hapej më shumë. U duk se Salsano e kuptoi situatën, dhe nisi ta ngacmojë në mënyrë humoristike.
Gjatë atij incidenti, Fjoralba tha: Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.
E kështu Fjoralba e kaloi situatën e pakëndshme, duke shkaktuar edhe të qeshura te publiku.
- “Një vit i ri sfidues ka trokitur në derë”, Horoskopi i datës 7 Janar
- Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau jep dorëheqjen
- Plutoni në Ujor do të sjellë ndryshime rrënjësore te këto shenja Horoskopi
- VIDEO/ Laerti kujdeset për Valbonën: Çdo ditë je bërë shumë e bukur…
- Prezantimi i BBV Fan Club, ja si e mbështet Kiara Tito Heidi Bacin
- VIDEO/ Aktorja e famshme e telenovelave i komenton Heidi Bacit