Përpara disa ditësh, ish-konkurrentja e Big Brother VIP 3, Heidi Baci vendosi që t’i largonte nga profili i saj në Instagram fotot me aktorin dhe njëkohësisht ish-banorin e Big Brother VIP 3, me të cilin u njoh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Romeo Veshaj.
Ky veprim bëri që ish-moderatorja e “Goca dhe Gra” të vuloste njëherë e mirë gjitha dyshimet nëse ata ishin ndarë apo jo.
Romeo nga ana e tij i kishte hequr me kohë postimet në rrjetin social. Në deklaratën e saj përpara se të largohej nga programi në Top Channel, Heidi bëri të qartë, se ajo punonte për të jetuar dhe nuk jetonte për të punuar. Një deklaratë kjo që me shumë mundësi kishte të bënte me Romeon, pasi ajo përforcoi edhe faktin që fama dhe klikimet ikin shpejt, ndërsa ajo që mbetet është dashuria.
Gjithashtu producentja e serialit “Tenxherja Kapakun” tregoi se kishin bërë një punë intensive dhe se punonin me orë të zgjatura për realizimin e tij dhe ky mund të ketë qenë një shkak për ndarjen e tyre, pasi përkon edhe me deklaratën e Heidit. Por deri tani askush nuk e ka zbuluar arsyen e vërtetë të ndarjes.
Shikoni videon:
- “Nuk e keni informacionin të saktë”, Olta Gixhari ndërpret emisionin BBV Fan Club
- “I duhet ndihmë që të fitojë”, Olsa Muhameti flet për lojën e Gjestit në BBVA
- Zhaklin Lekatari për Jozin: Trupi pyll po mendja fyell, prindërit e Loredanës panë çfarë flitet në media dhe…
- Bernardi bën deklaratën e fortë për 3 djem të BBV: Nuk kanë guxim ta pranojnë që janë…
- Prindërit e Loredanës flasin për BBV Fan Club: Jozi po e përdor, nuk na pëlqen…
- G Bani, Gerta dhe Gjesti shpëtojnë 3 banorë të tjerë nga nominimi