Edlira Çepani ka shkruar disa fjalë zemre për partnerin e saj të jetës, Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta më 18 shtator, pasi pësoi një goditje në zemër.
“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty Gerti im. E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”, shkruan ajo.
- Egli i pranon ndjenjat për Gjestin: Më vjen pak turp sepse jam vajzë, por…
- Klajdi Musabelliu i kthehet Rozana Radit: Të ka hipur vetja në qejf, unë ha bukë se më haet
- Gjesti flet për Eglin në Prime: E ndjejë atë vajzë, kam diçka për të…
- A do futet Xheneta sonte në BBVA? Media në Kosovë zbulon të vërtetën
- FOTO/ “Ne të tre”, Samanta Karavella konfirmon shtatzëninë
- VIDEO/ “Të lagi me shampanjë”, Gerta dhe Gjesti lagin me birrë banorët e BBV