I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Eni Shehu ka folur më shumë për kohën kur ka qenë në “Top Media” në programin “Select” prej të cilit u largua në vitin 2006.
Gazetari rrëfen se që prej asaj kohe marrëdhëniet më të vështira i ka pasur me moderatoren Arbana Osmani, së cilës iu referua me termin “shtrigë”.
Eni Shehu tregoi se Arbana i ka “nxirë jetën” dhe gjithnjë moderatorja me kolegët është treguar politikisht korrekte, gjë që nuk i shkon aspak natyrës së Enit, sipas asaj që ai vetë tregon.
“Ta nxinte jetën, sepse edhe unë ia nxija jetën. Nuk kemi patur marrëdhënie të mirë. Kam përshtypjen që Arbana është politikisht korrekte me kolegët. Kurse mua kjo pjesë nuk më pëlqen, ose mund të jesh mirë me mua, ose s’mund të jesh politikisht korrekt“, tha Eni.
- Luiz Ejlli: E kupton që ke nevojë për pushime atëherë kur…
- Kiara Tito shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore, tregon çfarë i ka ndodhur
- “Përjetësisht e jotja”, Xhesika Polo bën publike lidhjen e dashurisë
- Jetmir Salaj “shpërthen” ndaj Ledion Liços: Banorët e BBV4 hanë bukë me sallam, po spërdridhesh…
- VIDEO/ Dron për Gjestin në shtëpinë e Big Brother VIP, ja si reagon banori më i ri
- Rozana Radi dhe Gjesti debatojnë në BBV4: Po më provokon që të futem në vaskë…