Prej ditësh me rradhë kudo nëpër mediat rozë është aluduar për një ndarje të mundshme mes dysges së njohur, Dj Dagz dhe Einxhel Shkira të cilët janë gjithashtu prindër të një djali.
Këto dyshime u ngritën pasi Einxhel nuk e uroi partnerin e saj kur ai kishte ditëlindjen disa ditë më parë dhe nuk u pa në festën që ai kishte organizuar për ditëlindje.
Por në fakt u bë shumë zhurmë për asgjë! Dyshja duket se po vazhdojnë romancën e tyre me të njëjtin ritëm.
Prezantuesja ishte e pranishme së fundmi në festivalin Sunny Hill, ku performoi Dagz me PM. Përveç stilit të veçantë, Shkira mbante në qafë dhe një varëse me emrin, Dagz.

- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
