Aktorja e njohur, Egla Ceno njëkohësisht fituesja e edicionit të 3-të të Big-Brother Vip, vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmëndjes nga mediat dhe rrjetet sociale.
Kjo pasi një pjesë e mirë e publikut duket se ende nuk e pranojnë se ishte ajo që e rrëmbeu çmimin e madh.
Kështu Egla ka vendosur t’u japë fund këtyre zërave duke thënë të vërtëtën që fshihet pas fitores së saj.
Përmes një postimi në InstaStory ish-banorja e BBV ka thënë se e ka fituar edicionin e tretë për shkak “të lidhjes familjare” që ka me drejtuesit e Top Channel.
“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun”, u shpreh Egla.
“Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”.
Ndër të tjera ajo shtoi: “Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Bigun”,– ka theksuar ajo me ironi.
- Zbuloni 4 shenjat më me fat për muajin Shkurt
- “Fundjava do të jetë shumë interesante”, Horoskopi i datës 1 Shkurt 2025
- VIDEO/ “Kam kryer marrëdhënie me 500 femra”, ja si reagoi Loredana pas deklaratës së Jozit
- “Tre hapa përpara se të gjithë të tjerët në biznes”, dy shenjat e Horoskopit më me fat për muajin Shkurt
- “Simpatik dhe i zgjuar”, Bernardi: Nëse s’do isha i lidhur, do zgjidhja Laertin!
- 3 shenjat e Horoskopit që do të kenë fat gjatë muajit shkurt