Sat. Feb 1st, 2025

VIDEO/ Dy vite nga puthja e famshme që Kiara i dha Luizit, fansat i surprizojnë që në pikë të mëngjesit

Sot bëhen dy vite që nga dita kur në Big Brother VIP 2 u mbajt dasma e këngëtarit Luiz Ejlli dhe moderatores Kiara Tito.

Ishte një dasmë e improvizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por që u shndërrua në një ditë, datë dhe event të rëndësishëm për mbarë shqiptarët.

Të nesërmen të gjithë flisnin për dasmën e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, si dhe për puthjen e famshme, që moderatorja i dha këngëtarit për herë të parë.

Mëngjesin e sotëm Luiz Ejlli ka zbuluar, se fansat e tyre iu kanë bërë një surprizë shumë të bukur, pikërisht foton, ku ata të dy puthen dhe me datën 1 Shkurt 2023.

“Them që 1 Shkurti të bëhet festë zyrtare“, thotë Luizi teksa tregon surprizën.

Edhe moderatorja Kiara Tito ka reaguar lidhur me këtë surprizë.

“Kjo ishte surpriza më e bukur sot. Ju falenderojmë nga zemra për mbështetjen që vazhdon e njëjtë si dita e parë”, shkruan Kiara, krahas fotos së postuar në Instastories.

Më pas ajo ka ripostuar disa nga postimet e bëra prej fansave të tyre në këtë ditë të rëndësishme për ta.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *