Siç dihet tashmë moderatoren Kiara Tito do ta shohim çdo të dielë në “Portokalli”.
Mbrëmjen e sotme ajo u shfaq në programin e humorit më e bukur se kurrë.
Gazetari Ronaldo Sharka e ka mbështetur Kiarën dhe e ka përgëzuar për prezantimin.
“”Portokalli” këtë vit qënkërka tjetër nivel. Suksese yll”, shkruan ai teksa ka postuar një foto të Kiarës.
Kujtojmë se Ronaldo dhe partneri i Kiarës, Luiz Ejlli patën disa debate virtuale pas përfundimit të Big Brother VIP 2.
Po ashtu Ronaldo u shpreh te “Kepi i Tundimeve”, se ai e meritonte më tepër se ajo që ta prezantonte këtë program.
“I hodha një sy Instagramit, nami domethënë. Ca thonin e mori prej Luizit, ca thonin e mori se është në qendër të vëmendjes, ca thonin që e meriton. Unë mendoj se janë të gjitha faktorët , është një faktor që Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë dhe kjo shet. Vazhdoj ta them, këtë emision e meritoja ta prezantoja unë me gjithë respektin dhe dashamirësinë për Kiarën”, tha Ronaldo në atë kohë.
Mesa duket ata i kanë sheshuar mosmarrëveshjet e tyre, pasi Kiara e ka ripostuar postimin e Ronaldos në Instagramin e saj.
- VIDEO/ Heidi Baci i kthehet banorit të ri të BBV4: Mos më thuaj zemër se më bezdis!
- VIDEO/ Heidi Baci dhe Julian Deda sërish miq, aktori e mbështet dhe i jep këshilla para BBV Fan Club
- FOTO/ Zbulohen dy banorët e rinj të Big Brother VIP 4
- VIDEO/ Heidi Baci shkëlqen në BBV Fan Club: Faleminderit për komentet përqafuese
- 4 shenjat më me fat të Horoskopit për vitin 2025
- “Kemi pëlqim për të njëjtën vajzë”, G Bani për Laertin: Nuk e prisja të më thoshte…