Bilbili i jugut Ervis Behari i ka dhënë fund beqarisë me një dasmë madhështore mes miqsh e familjarëve të tij!
I lindur në Fier, ai konsideruar si një ndër zërat më të dashur të publikut dhe shumë i kërkuar në zonën e jugut të Shqipërisë. Në prill të vitit të kaluar Ervisi bëri celebrim në Bashkinë e Tiranës duke kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare.
Çifti gjithashtu ka mirëpritur në jetë një djalë dhe ajo çfarë mungonte ishte një dasmë e bukur që do të mbahet mend gjatë! Një detaj tepër i veçantë ra në sy në veshjen e tij.
Një fotografi e vogël e nënës së këngëtarit e varur në anën e zemrës së tij, aty ku ajo është përjetë.

Rikujtojmë që nëna e Ervisit është ndarë nga jeta disa vite më parë dhe në këtë ditë të veçantë të birit të saj nuk kishte se si të harrohej!
- Laerti përlotet pas largimit të Livias
- Klajdi Musabelliu shkrin gjithë studion, tregon çfarë i tha mamaja
- Egli kërkoi të largohej nga BBV, G Bani përlotet: E kam thënë që është e dashuruar
- Egli përlotet pas debateve në BBV4, kërkon urgjentisht të lërë shtëpinë
- Gjesti tregon pse e zgjodhi Rizartën për të fjetur
- “Rozana e ka mbajtur në kurriz”, Arbër Hajdari-Livias: Je lojtare e dobët!