Jori Delli ka qenë e ftuar nën Pushime On Top ku për herë të parë tregoi se si është njohur me Fred De Palma.
“Ne kemi 7 vite që jemi njohur. Kam qenë e dashuruar me një ish-in tim Simone dhe ishim në Torino. Fredi kishte ardhur në një club dhe bënte si garip, e pyeti pronarin kush është ajo. I tha ajo është e dashura e shokut tim. Janë zënë, por të nesërmen i kërkoi falje, i tha më fal nuk e dija që ishte e dashura jote, nuk doja të të ngacmoja. Pas disa kohësh më shkroi, unë i jam përgjigjur shumë keq se s’më pëlqente fare. Ishte nga ata çunat arrogantë që mendonte se mund të kishte çdo vajzë. Mbas tre vitesh me vjen agjensia ime në Milano dhe më thotë Jori është për të bërë një videoklip. E pyeta për kë është, më thanë për Fred De Palmën. Ai ishte i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur. Kemi folur shumë pak, super profesionalist për videoklipin. Dy vitet e kaluara unë isha beqare dhe më shkruan në Instagram iu përgjigja dhe filluam folëm dhe zbulova një anë të tij. Fred De Palma është personazh, Frederiko është krejt tjetër. Jemi shumë të dashuruar“, tha Jori.
- FOTO/ Grida Duma i bën motrës urimin e veçantë për ditëlindje
- “Ka ndriçuar jetën tonë”, urimi i Kiarës dhe familjes për Krishtlindje
- Kiara Tito shfaqet si në vitet ’80, ja çfarë mendon Luiz Ejlli
- VIDEO/ Kiara tregon 3 veshjet e Lunës për Krishtlindjen, komenti i Luizit nuk duhet humbur
- VIDEO/ “Më bëre shok, partner, bashkëshort edhe baba”, dedikimi i Luizit për Kiarën në 2-vjetorin e njohjes
- VIDEO/ “A Je Bre Normal?”, Top Channel zbulon se kur do të fillojë programi i ri i Meriton Mjekiqit