Përveç ngjashmërisë së madhe në pamje, vogëlushja Luna Mari duket se po ecën në gjurmët e të atit, ose të paktën këtë kanë dëshirë prindërit e saj, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Këngëtari ka treguar se tashmë dhuratat për vajzën janë instrumente muzikore. Ai ka publikuar një video në Instastories, ku bebushja shihet teksa i bie një pianoje lodër.
Luizi qesh me vogëlushen, e cila argëtohet duke i rënë pianos.
“O Beethoven i babit”, i thotë Luizi, teksa dëgjohen në sfond duke qeshur së bashku me Kiarën.
Luna Mari është ende një bebushe dhe me kalimin e viteve do shihet nëse e ka trashëguar apo jo talentin e babait, apo të nënës së saj, apo nëse do të ndjekë nje rrugë tjetër në profesion.
Shikoni videon:
- VIDEO/ “Beethoven i babit”, Luizi publikon video ku Luna i bie pianos
- VIDEO/ “Nuk e di a po më pret”, Rozana Radi lexon letrën e dashurisë për partnerin, i kërkon falje që nuk e takoi para se të futej në BBV
- VIDEO/ Egli i shkruan letër dashurie Gjestit: Po e nis duke të të thënë se përballë ke një vajzë e cila ka dashuruar
- “Parashikohet një ditë mjaft e mirë për dashurinë”, Horoskopi i datës 14 Shkurt 2025
- VIDEO/ Personazhi televiziv që vishet më keq? Stilisti: Alketa Vejsiu…
- VIDEO/ U pajtuan? Stresi i dërgon dron Gjestit, Egli e përqafon