Bebe Rexha është një nga artistët e ftuar specialë për të performuar në skenën e “Sunny Hill Festival” të këtij viti.
Ajo mbërriti e emocionuar mesditën e kësaj të marte në Kosovë.
“Kam disa surpriza për të cilat jam shumë e emocionuar. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time”, tha ajo për “Telegrafin”, duke shtuar se do të sjellë diçka unike për audiencën kosovare.
Vizita e Bebe Rexhës në Kosovë nuk përfundon me performancën e saj. Ajo planifikon të shkojë në qytetin e saj të origjinës, Dibër, për të marrë pjesë në një ceremoni familjare, duke shprehur dëshirën e saj për të kaluar kohë me familjen dhe për të njohur më mirë rrënjët e saj.
“Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti, mendoj, për dy, tre ditë”, tha ajo duke buzëqeshur.
- VIDEO/ Dy vite nga puthja e famshme që Kiara i dha Luizit, fansat i surprizojnë që në pikë të mëngjesit
- VIDEO/ Krisa dhe Tiri debatojnë brenda shtëpisë së BBV: Pse nuk rri me mua…
- VIDEO/ “Nuk është i talentuar është i çmendur”, Laerti flet për marrëdhënien me të ëmën, banorët qeshin me lot
- VIDEO/ “Isha 4 vjeç”, Livia tregon historinë e saj: Në burrë tentoi të më…
- Zbuloni 4 shenjat më me fat për muajin Shkurt
- “Fundjava do të jetë shumë interesante”, Horoskopi i datës 1 Shkurt 2025