Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Abigeila Voshtinës nga posti i drejtoreshës së Teatrit të Operës dhe Baletit, tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur për publikun nga pjesëmarrja në “Big Brother”, ka reaguar përmes një videoje në TikTok.
Në reagimin e tij, Kllogjeri ka komentuar vendimin si një moment drejtësie, duke kujtuar përvojat e tij personale në këtë institucion. “Karma nuk harron! Dy ditë më parë u shkarkua nga detyra drejtoresha e TOB. Zoti vonon, por nuk harron. Siç thotë populli, kush i bën gropën tjetrit, përfundon vetë në të,” është shprehur ai.
Tenori, i cili është larguar më herët nga puna në TOB, ka shprehur shpresën se drejtimi i ri i institucionit do të sjellë ndryshime pozitive dhe ndoshta edhe rikthimin e tij në pozicionin që, sipas tij, e meriton.
- “Do të kenë një takim fatlum”, Meri Shehu bën parashikimin e Horoskopit për muajin Janar
- VIDEO/ Heidi Baci merr dhuratën e veçantë: Do ta ruaj me shumë dashuri si një kujtim të shtrenjtë
- VIDEO/ Shqipja dhe Ronaldo flasin për Heidi Bacin si moderatore e BBV Fan Club
- VIDEO/ Gjesti ‘i ngatërron emrin’ Gerta Gixharit, ja si reagoi ajo
- “Kam qenë e njohur dhe e realizuar”, Floriana Garo: Pasi u martova isha gruaja e avokatit
- VIDEO/ Gjesti ‘bën lëmsh’ shtëpinë e BBV4, Amber i kthehet: Mos bëj si palaço!