Moderatorja Arjola Shehu do të rikthehet në televizion me “Parafest”, një program i cili i kushtohet Festivalit të Këngës në RTSH.
Në një postim në Instagram të Radio Televizionit Shqiptar, shkruhet se emisioni do të fillojë sot në orën 21:00.
“Nostalgji dhe emocione në emisionin e ri “Parafest” 🎶që starton sot në Radio Televizionin Shqiptar. Autorja dhe moderatorja @arjola_shehu premton nostalgji dhe argëtim, në një spektakël të vërtetë. Programi është konceptuar që të zgjasë 1 orë e 30 minuta, ku çdo shikues por edhe i ftuar do të bëhet nostalgjik dhe do të argëtohet, sepse baza e emisionit është argëtimi. Na ndiqni, sot ⏰ 21:00 në Rtsh 1 📺 me shumë surpriza 🎉”, shkruhet në Instagram. /Labirinth
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
