Duhet thënë që spektakli i mbrëmshëm i Big Brother ishte plot surpriza, disa prej të cilave aspak të këndshme për banorët. Kështu, pas videos së Xhenetës, e cila flet për Gjestin dhe lidhjen që pati me të, mes banorit dhe Eglit situata ka qenë shumë e tensionuar.
Për më tepër, reperi bëri disa deklarata që e mërzitëm Eglin e sikur të mos mjaftonte kjo, banorja dëgjoi edhe deklaratat nga ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta, e cila deklaroi se mendonte se Gjesti ishte duke e pritur jashtë.
Gjesti: Ti nuk ke kufij.
Egli: Për sa kohë dëgjoj një intervistë dhe jam përfshirë, zgjedh të largohem derisa të zbuloj të vërtetën sidomos ndaj dikujt që nuk ndjen për mua dhe e lobon. Më ke mbajtur duke më thënë që të vinë ndryshe ndjenjat. Kam faj unë që të jap mundësinë ty të flasim dhe ti ikën. Faji është i gjithë i imi. Unë kam besuar dhe vazhdoj ta bëj.
Gjesti: A mendon se kam bërë lojë me ty?
Egli: Nuk e di të të kthej përgjigje, jam lëmsh dhe shumë e ngarkuar. Unë di që të kam besuar, kaq di unë. Për sa kohë një vajzë del në një intervistë dhe thotë ‘unë e prisja jashtë të ndanim gjërat me njëri tjetrin’, unë nuk kam më absolutisht asnjë vend në këtë marrëdhënie. Dëgjova deklaratën e një vajze që unë nuk e njoh.
- VIDEO/ “A mendon se kam bërë lojë me ty?”, ja si i përgjigjet Egli Gjestit
- Egli reagon pas deklaratave të Xhenetës: Po tërhiqem unë nga raporti me Gjestin
- Dëgjon për herë të parë deklaratat e Xhenetës në Fan Club, ja si reagon Gjesti
- VIDEO/ Gjesti ia thotë troç Eglit: Kam tërheqje fizike, por asgjë më shumë!
- Manjola Nallbani ndan foton e rrallë me Arditi Gjebrean dhe Aleksandër Gjokën
- Surprizë për Eglin dhe Gjestin, marrin 2500 euro