Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale për të kujtuar vajzën e tij, Evën, e cila para një viti u nda nga jeta.
“Sot, një vit më parë, Eva e bukur, vajza ime, shpirti i dlirë i kësaj bote, qenia me zemrën e madhe e të mbushur plot dashuri për jetën dhe njerëzit, shkoi të flinte me engjëjt! Na mungon shumë Eva. Na mungon në çdo frymëmarrje! Janë kujtimet e tua dhe dashuria jote e pashtershme që na japin forcë të ecim përpara e të shërbejmë sa mundemi, siç bëre ti. Sepse ti ishe frymëzimi, dashuria dhe vetë jeta.”, shkruan Vangjel Tavo për të bijën.”, shkruan Tavo.
24-vjeçarja humbi jetën tragjikisht një vit më parë gjatë një aksidenti automobilistik në Maqedoninë e Veriut.
- “A ka mundësi ta qepni atë gojë”, Ledion Liço shpërthen ndaj banorëve të BBV4: Duhet të bërtas si horr në rrugë
- Ledion Liço i kthehet Jozit: Gjithë ky çun dhe ke kaq pak tru në kokë
- Jozi donte ta puthte me zor Loredanën, Laert Vasili: E kemi shkatërruar femrën shqiptare, JO do të thotë JO!
- Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda
- Ish-banorja e BBV3: Gjesti nuk do hidhte poshtë lidhjen për Eglin
- VIDEO/ Protestë për Gjestin, publikohen pamjet jashtë shtëpisë së BBV4