Moderatorja Alketa Vejsiu ka zhvilluar një bisedë të gjatë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Njëri prej tyre e ka pyetur për ofendimet që i bëheshin moderatores Kiara Tito në përiudhën, kur ajo ishte në shtëpinë e Big Brother VIP.
“Mendimi yt për të gjitha ofendimet që ju bënë Kiarës gjatë BBV2?”, pyeste ndjekësja.
Ndërsa Alketa përgjigjej: “Bullizimi kibernetik është i tmerrshëm ndaj çdo vajze. Kiara po jeton përrallën e saj. Është jeta e saj, dashuria e saj, fëmija i saj, momenti i saj i famës. Çdo zemër e madhe duhet të kënaqet për të dhe këdo. Nëse ka pasur ndonjë kritikë është ok. Big-u është eksperiment social i vështirë shumë, por s’ka pse të shfryhen inate e mospërmbushje personale tek njerëz që dëm s’na bëjnë, keq nuk bëjnë. Të ofendosh, shantazhosh, bullizosh është e keqja e të Zotit të vet. Më duket vajzë e mirë shumë.”

- Laerti përlotet pas largimit të Livias
- Klajdi Musabelliu shkrin gjithë studion, tregon çfarë i tha mamaja
- Egli kërkoi të largohej nga BBV, G Bani përlotet: E kam thënë që është e dashuruar
- Egli përlotet pas debateve në BBV4, kërkon urgjentisht të lërë shtëpinë
- Gjesti tregon pse e zgjodhi Rizartën për të fjetur
- “Rozana e ka mbajtur në kurriz”, Arbër Hajdari-Livias: Je lojtare e dobët!