Gjatë Prime të “Big Brother Vip Albania 4”, u ballafaquan dy miqtë, Rozana Radi dhe Laert Vasili.
Në një klip të shfaqur gjatë Prime-t, Laerti u duk se nuk u kursye aspak ndaj Rozanës, duke thënë se i është dashur mbiemri i familjes së saj për të bërë karrierë dhe gjithashtu se solli një “grek anonim” për të fituar festivalin e muzikës.
Pas ballafaqimit, gjithashtu u shfaq dhe një klip tjetër, kur Laerti fliste me Valbonën, duke thënë se Rozana është përpjekur shumë për të pasur një fëmijë, por nuk ia arriti dot.
Nuk dihet sesi do vijojë raporti i tyre tani, duke qenë se debati nxori në pah shumë pakënaqësi nga dy palët.
- VIDEO/ Heidi Baci shkëlqen në setin më të ri fotografik
- “Gruas së mirë shikoji burrin”, Luizi batuta në rrjetet sociale
- “I kam kërkuar 200 mijë lekë se kisha vajzën shumë të sëmurë”, Gerti i flet për Laertin, Klajdi ia kthen: Sqarohuni vetë
- Rozana Radi debaton ashpër me banorin e BBV: I ke zënë vendin Xumit, të mori lumi…
- Këto shenja Horoskopi e dashurojnë të ftohtin