...
Wed. Dec 25th, 2024

U përlotën! Ja si e pritën fëmijët Fedez-in, reperi tregon çfarë ndodhi: Stresi nuk ka lidhje me klasën shoqërore

Reperi i famshëm italian, Fedez është rikthyer në shtëpi tek familja e tij.

Bashkëshortja e tij, Chiara Ferragni ka postuar në rrjetet sociale një video shumë emocionuese, nga momenti kur ai mbërriti në shtëpi dhe se si e pritën dy fëmijët Leone dhe Vittoria.

Shikoni videon emocionuese:

Në një intervistë për “Corriere Della Sera“, ai ka rrëfyer, se ka humbur gjysmën e gjakut dhe të mos ishte për personat, që dhuruan gjak me siguri nuk do ishte ende në jetë. Ai tregoi, se nuk ka ndikuar aq shumë ndërhyrja në pankreas për gjendjen e tij aktuale shëndetësore aq sa ka ndikuar stresi. Fedez ka rrëfyer se gjatë verës ka patur probleme shëndetësore dhe ka humbur shumë kilogramë.

"Stresi është një gjendje që nuk lidhet me klasën shoqërore apo paratë e dikujt. Vetëm për shkak se jemi të pasur nuk na bën imun ndaj frikës apo stresit emocional. Në rastin tim, shkaku mbizotërues është diagnostifikimi i kancerit të pankreasit në moshën 33-vjeçare“, tha ai teksa tregoi, se ai vjen nga një familje e thjeshtë punëtorësh.

Fedez u shpreh, se shëndeti mendor do të jetë gjithnjë e më tepër tema e së ardhmes dhe e brezave të ardhshëm.

“Dhe për mendimin tim është e nevojshme të flasim për këtë”, he said.

Burimi: Corriere Della Sera /Labirinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.