Ylli i “One Direction”, Liam Payne ka ndërruar pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.
Sipas policisë argjentinase, Payne u gjet i vdekur jashtë një hoteli në Buenos Aires pasi 31-vjeçari ra nga ballkoni i dhomës së katit të tretë.
Oficerët thonë se ata fillimisht po i përgjigjeshin raporteve “të një burri agresiv që mund të ketë qenë nën efektet e drogës dhe alkoolit”.
Menjëherë pas mbërritjes së tyre, atyre u tha se një zë i fortë ishte dëgjuar në oborrin e brendshëm të hotelit, ku më vonë zbuluan trupin e Payne.
Kreu i shërbimit të urgjencës mjekësore të qytetit tha për mediat lokale se Payne u dërgua në spital, por ai kishte pësuar lëndime “shumë të rënda” si rezultat i rënies.
Një hetim është nisur. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se është në kontakt me autoritetet në Argjentinë.
Disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës kanë bërë reaguar, ku këngëtari britanik Olly Murs tha se ishte “i shkatërruar”, ndërsa muzikanti amerikan Charlie Puth kujtoi mirësinë e Payne.
Fansat gjithashtu shprehën tronditje dhe trishtim – me disa që u mblodhën jashtë hotelit Casa Sur ku Payne u gjet i vdekur për të kënduar së bashku.
- VIDEO/ Rezart Veleshnja flet për Altin Bashën: Ja pse s’do punoja kurrë me të
- “Lëvizjet e guximshme mund të sjellin rezultate financiare”, Horoskopi i datës 16 Qershor
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!