Egla Ceno ka debatuar me Romeo Veshajn, pasi ky i fundit zgjodhi për në finale Julian Dedën dhe Meriton Mjekiqin.
DEBATI:
Egla: Ka disa ditë që mundohet të krijojë diçka më të madhe që është këtu. Por meqë më ka humbur durimi, një nga vajzat më ka pyetur nëse më erdhi keq që Romeo nuk më zgjodhi dhe u përgjigja jo, sepse nuk kam krijuar pritshmëri. Por më vjen keq për zgjedhjen e tij. Ishte rasti i tij që të na vërtetonte dhe për kode zgjedhjeje.
Romeo: Çfarë nderi më ke bërë o Egla? Kjo gjëja më duket një teatër i shëmtuar për ekzistencën në shtëpi. Mua më vjen zor që të futem në një debat dhe t’i ndajë. Pas Prime-t që shkoi, ne patëm një debat me Gracianon dhe Egla i thotë Gracianos e ke gabim. Dhe pas gjithë kësaj që Egla bëri, nuk kisha më në plan të merresha me të. I kërkova falje publike dhe Egla e hodhi poshtë për ekzistencën në këtë shtëpi. Filloi: “Ti se meriton finalen, je pa shtyllë kurrizore”.
Egla: Je patetik Romeo.
Romeo: Kush flet për patetizëm?! Të nesërmen i them Eglës që për atë fjalë që ka thënë s’e meriton kurrë finalen. Më mirë mos ta kishte bërë atë zgjedhje që e bëri për interesat e veta. Degradon situata dhe më thotë nuk e meriton…
Egla: Dhe s’ke këllqe.
Romeo: I lejohet ta thotë se është grua. Ti ma përmend atë gjë si nder, si mund të të zgjedh unë ty?! Pasi më tha që s’merrej me mua dhe nisi të bënte debat me Gracianon. Zgjohet në mëngjes dhe më thotë që s’kam këllqe. Si mund t’ia tregoj unë burrërinë një gruaje?
Egla: Tregoja vetes, jo një gruaje.
Arbëri: Unë kam një përshtypje për marrëdhënien e tyre. Deri diku Egla ka të drejtë që pret një lloj respekti nga Romeo dhe nga një fjalë që ai e ka thënë pak kohë më përpara. Ajo me të drejtë thotë që mund të zgjidhte dhe dy të tjerë. Me të drejtë ngriti një pretendim. Egla më shumë se me fjalë, foli me një vepër. Nga krahu tjetër të zgjedhësh Julin, që nga fillimi i këtij programi ke pasur përplasjet më të mëdha… Ose ke frikë që Egla të të vijë në finale dhe e sheh Julin më të dobët prandaj e thua Julin. Me të drejtë pretendonte atë që pretendon dhe u mërzit.
Ori: Unë mbaj mend që nga fillimi që shumë situata ka qenë Romeo që i ka dalë në mbrojtje Eglës. Ky rast më kujton dhe atë që Egla tha pse më zgjodhe të tretën. Teksa Romeo kërkonte falje, Egla i ktheheshe që kërtë s’e ka bërë për falje. S’më duket ndonjë çudi e madhe të pretendosh…
Egla: Jam dakord me Arbrin, më vjen keq.
Romeo: Njëherë thotë që s’e bëri për mua por për publikun, pastaj thotë që e bëri për mua, pastaj ofendon dhe më tregon këllqet e burrërinë. Në momentin që një grua më tregon këllqet, si t’ia tregoj këllqet?
- Kjo është kënga më e dëgjuar për 2024-n në TikTok
- Aurela Gaçe rikthehet në ekran si aktore, ja ku do ta shohim
- “Kisha qejf të martosha në Tropojë”, Xum Allushi: Por sa hyra në BBV…
- VIDEO/ “Dasma spektakolare dhe finale drithëruese”, Amarda Toska rikthen “Luftën e Nuseve”
- “Një ditë shumë e mirë për të bërë ndryshime”, Horoskopi i datës 27 Dhjetor
- “Fillimi i diçkaje të re që do të rezistojë gjatë”, astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë