Edlira Çepani ka reaguar disa ditë pas humbjes së bashkëshortit, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.
Ajo ka falenderuar gjithsecilin që e ka ngushëlluar dhe ishte bashkë me të në ditën më të vështirë.
“Sa me shume kalojne ditet nga ikja jote Gert, dhimbja duket se rritet ne kete realitet te ri, pa ty fizikisht mes nesh…por dashuria dhe mbeshtetja e pafund njerezve qe te kane dashur ty, eshte nje mbeshtetje e madhe per ne!”, shkruan Edlira.
Postimi i Edlira Çepanit:
Kam nisur qindra here te shkruaj dy fjale… por s’kam patur force as ne duar e as ne zemer…
Prej kaq shume ditesh, kam ne zemer nje fjale qe dua t’ua them te gjitheve – FALEMINDERIT per mbeshtetjen e pakufijte ne keto kohe te veshtira per familjen tone!
Faleminderit per mijera perqafimet me te cilat na shprehet mbeshtetjen dhe respektin per Gertin, gjate homazheve te pafundme ne Parlamentin Shqiptar. Faleminderit te gjithe miqve, kolegeve, qytetareve e mbeshtetesve qe erdhet ne kohe rekord nga e gjithe Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e nga shume vende te botes, per te na mbeshtetur ne diten tone me te veshtire. Faleminderit qe pritet me ore te tera ne rradhet e gjata te homazheve per ta respektuar Gertin tone e per t’i dhene lamtumiren e fundit.
Faleminderit nga zemra te gjithe kolegeve nga institucionet ne Shqiperi, Kosove, Belgjike e Shtetet e Bashkuara te Amerikes per nderimet me 1 minute heshtje ne mbledhjet e para pas ndarjes nga jeta te Gertit dhe per telegramet zyrtare per nderimin e tij.
Faleminderit te gjithe miqve te mediave per emisionet, fjalet e transmetimet maratone.
Faleminderit te gjitheve per dhjetera mijera mesazhet (te cilave premtoj se do u kthej pergjigje te gjithave, pak nga pak) permes se cilave ndate pak nga dhimbja jone dhe na perçuat histori te vogla te jetes se Gertit ne menyren si e kishit njohur. Sa me shume njerez takojme keto dite, aq me shume kuptojme se sa shume njerez ka impaktuar ne jeten e tij tejet te shkurter, por te mbushur me dashuri per njerezit e me modesti per gjithçka bente (dhe s’e promovonte kurre mjaftueshem).
Sa me shume kalojne ditet nga ikja jote Gert, dhimbja duket se rritet ne kete realitet te ri, pa ty fizikisht mes nesh…por dashuria dhe mbeshtetja e pafund njerezve qe te kane dashur ty, eshte nje mbeshtetje e madhe per ne!
Ti e jetove jeten, me fuqine e vlerave. Luftove gjithe jeten per te dhene nje model ndryshe, mes miqve, ne familje, kudo. Ti luftove gjithe jeten me nje kembengulje te rralle per ta bere punen tende, ne sherbim te njerezve. Luftove gjithe jeten per te treguar se vlerat duhet te mbizoterojne edhe atehere kur duket e pamundur. TI E FITOVE BETEJEN TENDE! Miresia jote dhe vlerat e tua i bashkuan njerezit!!
Ti fitove, ashtu siç beje gjithmone ne jete, e kesaj rradhe na e kujtove te gjitheve se, edhe ne kete bote qe po behet çdo dite e me e veshtire, ia vlen te jetosh me vlera, me integritet, me dinjitet, me fisnikeri, me besim, me miresi dhe me dashuri per njerezit! Faleminderit qe ishe nje drite ne rrugen e kaq shume njerezve e qe do jesh gjithmone nje drite ne rrugen tone, jeta ime!
- Ja çfarë ‘i bëri bashkë’ Heidin dhe Romeon
- Rozana apo Gerta? Ja cila është më e fortë në lojë sipas publikut
- FOTO/ Gazetari shqiptar publikon për herë të parë fotot me Parashqevi Simakun
- Eltoni Ilirjani zbulon se kur do të takohet Parashqevia me djalin e saj!
- Djali i Gilit u largua nga BBV, habit Xumi me deklaratën: Tashmë Egli mund të…
- “Plas sherri” mes Valbona Mhilli dhe Gerta Gixharit