Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi do të jetë pjesë e VIP-ave që do të kërcejnë në “Dancing With The Stars”.
Këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Më Lër të Flas”, ku u pyet lidhur me mëritë që ajo kishte ndaj Top Channel.
"Ne jemi njerëz, janë disa gjëra që nuk duhet të fliten pasi kanë kaluar. Ka qenë një moment i imi shumë emotiv kur e kam pa skenën time. Unë jam edhe një njeri impulsiv, reagoj kur diçka nuk më pëlqen. Por shyqyr që jemi të rritur dhe i kemi lënë pas këto gjëra. E kam shumë qejf vallëzimin. Në momentin që më erdhi si ftesë u mendova, me shumë kënaqësi e pranova. E para për të ushqyer veten me punë dhe për ta shfrytëzuar për të treguar që unë mund të bëj dicka. Po ashtu edhe dobësohesh“, ka thënë Fifi.
Kujtojmë, se Fifi tha që Top Channel po i shkatërronte jetën, pasi pa që në promon e Big Brother VIP 2 ishte përfshirë edhe momenti, ku asaj i ra të fikët. /labyrinth
- VIDEO/ Heidi Baci shkëlqen në setin më të ri fotografik
- “Gruas së mirë shikoji burrin”, Luizi batuta në rrjetet sociale
- “I kam kërkuar 200 mijë lekë se kisha vajzën shumë të sëmurë”, Gerti i flet për Laertin, Klajdi ia kthen: Sqarohuni vetë
- Rozana Radi debaton ashpër me banorin e BBV: I ke zënë vendin Xumit, të mori lumi…
- Këto shenja Horoskopi e dashurojnë të ftohtin
- Shau Gjestin nga motra? Flet për herë të parë Xum Allushi: Ne shqiptarët e kemi içik…