Sat. Dec 28th, 2024

The powerful earthquake in Turkey brings together Putin and Zelensky

Foto: EPA-EFE
Photo: EPA-EFE

(Foto: EPA-EFE-Marrë nga BBC)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi sot në orët e para të mëngjesit Turqinë dhe Sirinë dhe më pas një tjetër me magnitudë 7.5. Ndërkohë, që BBC raporton se më shumë se 2600 njerëz thuhet se kanë vdekur në të dy vendet, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke punuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i viktimave në Turqi dhe Siri mund të vazhdojë të rritet ndjeshëm. Shumë vende kanë ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë. Përveç Bashkimit Europian dhe SHBA-ve, mes atyre që ofruan ndihmën e tyre ishin edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

"Ne shpresojmë për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer ndikimin e kësaj fatkeqësie natyrore”, ka thënë Putin, sipas AFP News. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *