Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës rihter ka “shkundur” vendin pak pas mesnate.
Sipas Qendrës Europiane Sizmologjike, tërmeti e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik, 35 km nga Durrësi.
Thellësia raportohet 6.5 km, ndërsa nuk ka pasur pas goditje. Lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në Durrës, por edhe në Tiranë.
