Moderatorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “BBV3” Erjola Doçi është mjaft aktive nëpër rrjete sociale teksa shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi ajo ka ndarë në llogarinë personale të Instagram-it pamje nga pushimet e saj, ku ndryshe nga shumë figura të tjera publike që kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar, Erjola shfaqet në mal.
Të shumta ishin komentet që e komplimentonin moderatoren por nuk munguan edhe ata që e akuzonin se fotot ishin të rregulluara me fotoshop.
Mirëpo ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” nuk ua kurseu një përgjigje për këtë fansave të saj.
“Zemra te ka shku icik dora dhe gota shtrembër nga photoshopi,” ishte një ndër komentet.
“Është gotë me prerje si diamant o bukuroshe”, përgjigjet moderatorja me ironi.
- 3 shenjat e Horoskopit më me fat të muajit Prill
- VIDEO/ Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Eglit, ndjekësit e BBV4 revoltohen me të
- Horoskopi i muajit Prill për të gjitha shenjat
- VIDEO/ “Akoma ke shpresë me mua?”, Egli-Gjestit: Nuk të marr leje ty, po më shqetëson qëkur kam ardhur!
- Egli: Gjesti do thotë për herë të parë të dua
- Ja kush janë 16 fermerët e “Ferma VIP”