...
Thu. Dec 26th, 2024

Sot shifra më e lartë e viktimave në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë

Gjashtë persona kanë humbur jetën në spitalin Shefqet Ndroqi si pasojë e koronavirusit në vendin tonë. Ndërsa sot u regjistrua shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

“Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv: Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu sipas Ministrisë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të respektojnë rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjerët, në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.”, thuhet në njoftim.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (25 Korrik 2020)
Testime totale 38179
Raste pozitive 4637
Raste të shëruara 2637
Raste Aktive 1866
Humbje jete 134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 992
Durrës 213
Shkodër 195
Vlorë 97
Lezhë 83
Korçë 65
Fier 58
Elbasan 51
Kukës 42
Berat 31
Dibër 20
Gjirokastër 19 / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.