Këngëtari Sidrit Bejleri së fundmi ka zhvilluar një intervistë të ndjerë teksa ka folur për humbjen e vajzës së tij.
17 vjet nga ndarja e Sofisë nga jeta, Sidriti kujton për “S’e luan Topi”, se sprova ka qenë e fortë. Ama bashkë me tre fëmijët e tij, ai dhe Meri e kujtojnë Sofinë dhe do ta kujtojnë derisa të bashkohen me të një ditë në parajsë.
Tre fëmijët e këngëtarit, Amad, 14, Emel, 11, dhe Ejna 5-vjeçare janë rritur me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe, madje shpesh mendojnë edhe si do të ishte ajo sot.
“Ne duam t’i rritim me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe. Sepse duhet kuptuar që jeta është e çuditshme, jeta të vë para sprovave që ti nuk i mendon kurrë. Ti mendon se do të jesh gjithmonë një vëzhgues i papërfshirë, por kur je brenda pastaj thua “pse më ndodhi mua?”. Ja që ndodh, por duhet të dish të reagosh”, tha Sidrit Bejleri.
Ndarja nga jeta e Sofisë ishte një sprovë dhe provë tjetër që e fuqizoi raportin e Sidritit me Zotin.
- VIDEO/ Mateo zbulon projektin e tij të parë muzikor
- “Ke thënë se ish-burri më zgjodhi për…”, Mimoza Ahmeti shkakton të qeshura në Fermë: Ka qenë video me AI…
- “Do fillojnë të ndihen sikur diçka e madhe po vjen drejt tyre”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- VIDEO/ Ina tregon arsyen pse u nda nga Keijsi: Më vjen keq për çdo histori dashurie që…
- Luiz Ejlli takon aktorin e famshëm turk që luante Ezelin: Së shpejti…
- “Mbretëresha ime”, Selin uron nënën e saj për ditëlindje: Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im
