Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.
Në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht do jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.
Reshjet me intensitet deri dhe mesatar, do të jenë të përqëndruara kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 6-10m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 12 deri 20°C
në zonat e ulëta 12 deri 29°C
në zonat bregdetare 14 deri 29°C
- “Beqarët do të fillojnë një etape të re në jetën e tyre”, Horoskopi i datës 5 Janar 2025
- Gerta Gixhari i kthehet Rozana Radit: Unë e fitoj këtë lojë edhe duke fjetur gjumë
- Dalin pamjet për herë të parë/ Pas debatit me Gerta Gixharin, Livia Brunga pëson atak paniku
- VIDEO/ Arbër Hajdari viziton mamanë e Klajdi Musabelliut, nis puna për rikonstruktimin e banesës
- Julia Ilirjani reagon për publikimin e takimit të Parashqevisë me djalin: Me gjithë përpjekjet tuaja për të hedhur baltë…
- “Nuk e di a jam baba i mirë”, Eno Popi flet për familjen