Gjatë ditës së nesërme, Shqipëria pritet të përfshihet nga shira intensivë shoqëruar me rrufe.
Reshjet pritet të nisin pak para mesnatës dhe do të vijojnë në zona të caktuara deri në orët e pasdites nesër, ndërkohë që parashikohen shkarkesa të shumta elektrike.
Masat ajrore të ardhura nga veri-perëndimi, do të shkarkojnë sasi të konsiderueshme shiu fillimisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhës, për të zbritur më pas në pjesët e tjerë të vendit, me fokus pjesën veriore të Ultësirës Perëndimore.
Reshjet parashikohen të dendura gjatë natës si edhe paraditën e nesërme, ndërkohë që stacione meteorologjike rajonale kanë dhënë “alarmin e kuq” në lidhje me këto zhvillime mbi motin në Shqipëri, pasi është i lartë rreziku për përmbytje, sidomos në Shkodër dhe Lezhë.
- VIDEO/ “Vëllai i Madh” vendos këngën e Luiz Ejllit në shtëpi, Gerta Gixhari habit me veprimin
- “Janë të kujdesshëm dhe të ndjeshëm”, 3 shenjat më të dashura të horoskopit
- “Kam heshtur sepse…”, Egli flet për herë të parë në BBV për lidhjen me Olsi Bylykun
- VIDEO/ Françeska Murati tregon momentin e largimit të Gilit nga BBV4: E pashë duke qarë…
- Kjo është kënga më e dëgjuar për 2024-n në TikTok
- Aurela Gaçe rikthehet në ekran si aktore, ja ku do ta shohim