Spektakli i humorit në Top Channel, “Portokalli”, nis sezonin e ri në tetor. Kjo u konfirmua mëngjesin e sotëm nga Salsano Rrapi, i cili ka treguar edhe datën. Teksa ishte i ftuar sot në “Wake Up”, moderatori tha se Portokallia fillon më 6 tetor dhe se stafi ka nisur me përgatitjet.
Kujtojmë se Xhemi Shehu nuk do të jetë më një nga prezantueset pasi këtë sezon do të jetë pjesë e emisionit investigativ “Fiks Fare.
“Në moderim kam dëgjuar që është edhe dikush tjetër, por nuk kam konfirmim zyrtar”, -tha ai sa i përket vajzës që do të zërë vendin e Xhemit.
Na mbetet të presim për të zbuluar se për kë bëhet fjalë, por Salsano dhe Nevina nuk do të jenë vetëm. Këtë e konfirmoi vetë prezantuesi.
- Rozana Radi dhe Gjesti debatojnë në BBV4: Po më provokon që të futem në vaskë…
- VIDEO/ Heidi Baci tregon dy banorët e saj të preferuar në BBV4
- VIDEO/ Gjesti tenton ta zgjojë Laertin duke kënduar
- “Fsheh një pasion të thellë dhe një energji të madhe”, meshkujt e Horoskopit që do t’ju bëjnë të ndiheni si princeshë
- VIDEO/ Jozi ‘shokon’ banorët e BBV4: Pashë një hije te krevati i Rozanës…
- “Promovime dhe sukses në biznes”, Horoskopi i Luanit për 2025-n