Bordi i Administrimit të produkteve ushqimore bazë do të mblidhet nesër për të rishikuar çmimet.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me furnizuesit e ushqimeve.
"Nesër do të mbahet mbledhja e parë për të vendosur pikat mbi “i” dhe të flitet më pas për vendosjen e çmimit të produkteve bazë, që kanë të bëjnë edhe me psikologjinë e kësaj situate. Normalisht momenti i parë pati edhe eksese. S’jemi më në momentin e parë, por në momentin për të vendosur pikat mbi “i”. Kam besim që do e bëjmë së bashku dhe do të jetë eksperiencë pozitive”, Rama said. / Labyrinth