Mbrëmjen e sotme, gjatë Prime-it, u diskutua raporti mes Eglit, Gjestit dhe Rozanës.
Biseda:
Egli: Kam reaguar gjithmonë kur kam qenë e përfshirë.
Gjesti: Te Lori Caffe ti ishe me Jozin, s’po flisnit. Kur erdha unë dhe e ngacmova, ti ndërhyre.
Egli: Reagova se këndoi këngën e ish-partnerit tim.
Gjesti: Te Lori Caffe, nuk po flisnit. A ishe ulur aty? Ndërhyre pa pasur asgjë me të.
Rozana: Zanafilla është që nga hedhja në pishinë me Gjestin, kisha një problem shëndetësor që e harrova për momentin dhe shkova në dush. Në darkë, më tha Egli, po ti u fute në pishinë me Gjestin. Pse Gjesti? U ndjeva keq se ma përmendi dy herë Gjestin. Unë nuk duhet t’i marr leje Eglit se kur duhet të flas me Gjestin se Gjestin nuk e njoh nga Egli.
Egli: Më falni që ju kam parë kështu…
Rozana: Egli mërzitet, unë kam gjithë të drejtën e botës të flas me kë të dua. Nëse këta kanë ardhur për romanca, është një emision tjetër. Këtu kemi ardhur për t’u marrë me të gjithë. Kur kërkohen cigaret që mendohet se i ka marrë Gjesti, reagon Egli. Kur Jozi i tërheq jorganin Gjestit, reagon Egli dhe nuk lë Gjestin të reagojë.
Gjesti: Egli më respekton, më bën bukë ose më lanë teshat, por ndonjëherë po mërzitet kot. Unë Rozën e shoh si motër të madhe.
- Egli i kthehet Aldos: Ti nxore fytyrën tënde të vërtetë, falenderoj Gjestin që…
- Rozana Radi: S’mund t’i marr leje Eglit për të folur me Gjestin
- VIDEO/ Loredana bisedon me Valbonën: Livia është e trashë, mendon se është më e zgjuar se unë?
- Hëna e re në Ujor/ Këto 3 shenja Horoskopi fillojnë një epokë të re
- Gazetarja bën deklaratën e fortë: Gjesti ka qenë i martuar para BBV
- VIDEO/ Egli i kthehet Gjestit: Më mirë emocionale, se si copë guri pa empati