Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpi ditët e fundit mes Gertës dhe Rozanës.
“Jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk e ke ti”, ishte kjo fjalia e Gertës që lëndoi dhe mërziti Rozanën, e cila më pas ka vijuar në debate mes tyre.
Ky debat ka vijuar edhe në spektaklin e sotëm.
“Në asnjë moment nuk i kam thënë rrugaçe, nuk e kam fyer asnjëherë, nuk i kam thënë fjalor rruge. Gertën e njoh prej vitesh sepse është motra e mikeshës sime shumë të mirë. I uroj që fëmijët e saj të bëhen 100 vjeç sikurse dhe Gerta. Unë e di që jam në një lojë dhe mundohem të mos fyej asnjë, nuk e solla Gertën si nënë në shtëpi, por ishte një moment i Gertës kur i tha Gjestit ‘që do ta tërheq të marrë një bluzë sepse e di si është të jesh nënë çunash’…”, tha Rozana.
“Nuk të lë të manipulosh, po pranove që ishte zgjedhja jote që mos të kesh fëmijë“, tha Gerta.
“Kjo ka marrë babain tim që nuk është në jetë dhe ma solli këtu, erdhi dhe më zgjoi me një ulërimë… E di që e ka personale me mua“, tha Rozana.
Excerpts from the debate:
Rozana: Ka shumë vajza si puna ime, ti nuk e di sa herë kam qenë para dyerve të spitalit për të pasur atë fëmijë.
Gerta: Kartën e fëmijës e hape ti! Nuk dua të dëgjoj historinë e Rozanës, të shkojë te dhoma e rrëfimit. Nuk dua ta di, nuk duhet të manipulojë me këtë gjë.
Rozana: Do apo nuk do Gerta, unë si nga barku im si ta marr diku do bëhem nënë dhe pikë /Top Channel
- VIDEO/ Dy vite nga puthja e famshme që Kiara i dha Luizit, fansat i surprizojnë që në pikë të mëngjesit
- VIDEO/ Krisa dhe Tiri debatojnë brenda shtëpisë së BBV: Pse nuk rri me mua…
- VIDEO/ “Nuk është i talentuar është i çmendur”, Laerti flet për marrëdhënien me të ëmën, banorët qeshin me lot
- VIDEO/ “Isha 4 vjeç”, Livia tregon historinë e saj: Në burrë tentoi të më…
- Zbuloni 4 shenjat më me fat për muajin Shkurt
- “Fundjava do të jetë shumë interesante”, Horoskopi i datës 1 Shkurt 2025