Aktori Romir Zalla në një intervistë për “Natën me Aulonën” tha se nuk është çudi, që një ditë të marrë avionin e të ikë jashtë për të jetuar.
Ai u shpreh se, në Shqipëri nuk ka investim për të ardhmen dhe se nuk sheh shpresë.
“Nuk shoh të ardhme. Fakti që nuk shoh investim në kuptimin e mirë të fjalës. Fakti që asgjë nuk bëhet me qëllim që në të ardhmen të vlejë për diçka. Çdo gjë bëhet sot për sot pa plan, pa kriter, pa sens, pa rregulla loje. Nuk kanë qenë budallenj bota, që kur kanë ndërtuar një gjë e kanë bërë për të ardhmen për fëmijët, jo për veten. Kështu duhet të funksionojë. Ne na mungon kjo. Nuk do ishte çudi nëse një ditë do ikja. Më vjen keq që e them, por shoh që nuk ka shpresë.”, tha Romir Zalla. / Labyrinth
- Rozana Radi dhe Gjesti debatojnë në BBV4: Po më provokon që të futem në vaskë…
- VIDEO/ Heidi Baci tregon dy banorët e saj të preferuar në BBV4
- VIDEO/ Gjesti tenton ta zgjojë Laertin duke kënduar
- “Fsheh një pasion të thellë dhe një energji të madhe”, meshkujt e Horoskopit që do t’ju bëjnë të ndiheni si princeshë
- VIDEO/ Jozi ‘shokon’ banorët e BBV4: Pashë një hije te krevati i Rozanës…
- “Promovime dhe sukses në biznes”, Horoskopi i Luanit për 2025-n