Romeo Veshaj i hodhi Erjola Doçit pije energjike në dekolte dhe kjo e lëndoi moderatoren, e cila qëndroi gjatë në tualet duke qarë.
“Ishim duke bërë shaka, i hodha 8s2 për shaka te pishina, thashë se po tallej, kur e pashë që e kishte seriozisht, i thashë më fal”, tha Romeo.
Por, Erjola u shpreh e zhgënjyer, pasi sipas saj, Romeo vazhdoi të mendonte për lojën edhe në një situatë të tillë.
Gjatë spektaklit, Erjola shtoi se mërzitet akoma më shumë nga fakti që Romeo “nuk e kupton gabimin”.
Erjola: E gjej duke folur me Julin pasi kërkoi ndjesë. I thashë limitojë veprimet me mua dhe tha pasi ti limitojnë të tjerët. Unë ika në banjo, ndenja 2 orë se nuk doja të më shihte askush. Kur shkova te krevati, Romeo më tha e përdore situatën. Unë i thashë mos. E kam te gjesti, më ra rëndë.
July: Erjola nuk donte ta bënte çështje situatën. Nuk e ka përdorur. Këtë e tregon fakti që qëndroi në banjo dhe në krevat donte të rrinte vetëm
Rike: S’kam dyshime që se bëri me qëllim, por mendoi për lojën edhe kur e pa që ajo ishte e lënduar
Romeo: Tani ta ndajnë, o kam faj, o s’kam faj. Kur e kam bërë pa të keq, nuk ka pse të diskutohet.
Erjola: Si do ndiheshe t’ia bënte dikush të dashurës tënde, ma shpif që nuk je i penduar.
Roza: Kur ajo të thotë mos mos mos, dhe ti të vazhdosh ta bësh…
- VIDEO/ “Shtëpia e Gerta Gixharit që s’e luan njeri prej fronit”, G Bani këndon këngën e krijuar për Big Brother
- VIDEO/ Një pemë plot me zemra, Luizi dhe Kiara momente të paharrueshme në Maldive
- VIDEO/ Gjesti i shkruan Eglit në ballë, banorja: Nëse flas ‘fluturove’ që këtu
- “Yjet do t’ju mbështesin shumë”, Horoskopi i datës 23 Janar
- VIDEO/ Heidi Baci shkëlqen në setin më të ri fotografik
- “Gruas së mirë shikoji burrin”, Luizi batuta në rrjetet sociale