Fri. Aug 23rd, 2024

Këngëtarja Rita Ora është pyetur në një konferencë për mediat, për tre artiste të tjera shqiptare që njihen ndërkombëtarisht, si; Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Ajo u pyet nëse do të këndonte në të ardhmen me këto këngëtare shqiptare. 

“Sinqerisht këtë nuk e di. Në 2012 kur isha e para nga Shqipëria që u futa në këtë industri dhe luftova shumë dhe vetëm për t’i dhënë zë në hartë vendit nga vija, ndërsa tani më vjen mirë që jemi bërë më shumë nga Shqipëria. Gjithsesi mund të më llogarisin, nëse bëhen bashkë“, u shpreh Rita Ora, duke theksuar se, ajo ishte e para, e cila e bëri Shqipërinë të njohur ndërkombëtarisht.

Kujtojmë se, sot në orën 20:00 Rita Ora do të mbajë një koncert në Tiranë. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *