Sinoptikania e njohur Tanja Porja, ka treguar ndryshimin drastik që do të pësojë moti në vendin tonë pas datës 7 shtator.
Porja deklaroi se termometri do të pësojë një rënie prej 10 gradë celcius, ku nuk përjashtohen reshjet e para të dëborës në zonat e alpeve të Europës por edhe të Ballkanit.
“Termometri do të ketë luhatje gjatë fundit të gushtit dhe fillim shtatori. Parashikohet dy tre ditë të nxehta dhe dy tre ditë të freskëta. Kështu do të jetë gjithë kjo situatë 10 ditëshin e parë të shtatorit. Vlen të theksojmë që pas datës 7 shtator do të kemi një thyerje të tablosë termike, pra një rënie diku 10 gradë Celcius. Presim reshje dëbore në zonën e alpeve të Europës pse jo nga dëbora mund të përfshihen edhe një pjesë e Ballkanit që në 10 ditëshin e parë të shtatorit. Përgjithësisht shtatori dhe tetori do të jetë i ngrohtë, pasi ulja drastike e temperaturave do të jetë episodike, pra ditët e freskëta mund të zgjasin 5-10 ditë”, tha Porja.
- VIDEO/ Tha se ka lidhje jashtë shtëpisë së BBV4, Valbona Mhilli ballafaqohet me Shqipe Hysenajn: Nxirre emrin…
- “Jeta e dashurisë lulëzon përmes aventurave të përbashkëta”, Horoskopi i datës 31 Mars
- Rezarta Shkurta reagon pas debateve në BBV4, sqaron njëherë e mirë konfliktin me Rozana Radin
- Luiz Ejlli i komenton Kiarës: Besoj se ka ardhur koha ta bëjmë Lunen me një motër
- Kunati i Eglit reagon për Fan Club: Shohin lajmet e 2002-shit…
- E pazakontë! Gjesti bën veprimin e papritur në Prime, pamjet bëhen virale