Tue. Feb 11th, 2025

Plas sherri mes Rozanës dhe Loredanës: Jozi është dhunues psikologjik

Një debat i tensionuar shpërtheu ndërmjet Rozanës dhe Loredanës në shtëpi, ku tema e bisedës ishte marrëdhënia e Loredanës me Jozin, ish-i dashuri i saj dhe tashmë i larguar nga shtëpia. Rozana kritikoi ashpër Loredanën për lidhjen e saj me Jozin, duke e quajtur atë një “dhunues psikologjik.”

“Si do të ndiheshe nëse i dashuri yt të thoshte ‘ti shkon karrige më karrige’? A e kupton tani me kë ke qëndruar gjithë këtë kohë?”, e pyeti Rozana, duke u shprehur e shqetësuar për ndikimin që kjo marrëdhënie mund të ketë pasur tek Loredana.

Loredana, e cila pranoi se po e shihte situatën me më shumë qartësi tani, e shprehu se ende ndjente diçka për Jozin, por nuk mund të “vendoste kapakun” dhe ta mbyllte përfundimisht këtë marrëdhënie.

Rozana reagoi edhe më ashpër, duke e quajtur Jozin një dhunues psikologjik dhe duke theksuar: “Të pëlqejnë njerëzit dhunues? Ai djalë është dhunues psikologjik. Një djalë që kam në krah dhe shan gratë e tjera, asnjë sekondë nuk rri me të.”

Ajo përmendi gjithashtu se babai i Loredanës ishte përfshirë në situatën e tensionuar dhe kishte ardhur në shtëpi për ta mbështetur.

Ky debat i ndezur ka lënë të kuptohet se sjellja e Jozit ka pasur një ndikim të madh jo vetëm te Loredana, por gjithashtu ka tronditur atmosferën e përgjithshme të shtëpisë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *