Fri. Dec 27th, 2024

Përurohet statuja e “Mbretëreshës Geraldinë”!

Është përuruar sot statuja e “Mbretëreshës Geraldinë” te Bulevardi “Zogu I”, bashkëpunim i Bashkisë Tiranë me Ambasadën Hungareze.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit ishte edhe Princi Leka Zogu, i cili u shpreh mjaft falenderues për përgjedhjen e sheshit, ku statuja është vendosur.

“Falenderoj në mënyrë të posaçme anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kanë përzgjedhur këtë shesh në mes të Bulevardit “Zogu I”, si vendin e ngritjes së shtatores së Mbretëreshës Geraldinë, ata kanë përmbushur një amanet që vjen nga historia dhe kanë drejtuar gishtin nga aspirata e popullit shqiptar për pajtim kombëtar”, tha Leka Zogu.

Statuja është realizuar nga skulptori Sandor Kligl dhe është një donacion i Ambasadës Hungareze për qytetin e Tiranës. I pranishëm në ceremoni ishte edhe zëvendës-ministri hungarez, Peter Sztáray, i cili kishte ardhur posaçërisht për këtë event. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *