Dje në mbrëmje në shtëpinë e Big Brother VIP 4 u organizua një dasmë për Loredanën dhe Jozin.
Në dasmën e organizuar nga Vëllai i Madh ishin të ftuar të gjithë banorët përveç, Rozana Radit dhe Laert Vasilit, pasi Loredana dhe Jozi nuk i ftuan.
Ishte Valbona ajo që e kurorëzoi çiftin në dasmën e improvizuar nga Vëllai i Madh, ndërsa dëshmitarë ishin Danja, Gerta, G Bani dhe Aldo.
Mirëpo dasma nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar pasi një debat mes Gjestit dhe Gerta Gixharit, bëri që gjithçka të përfundonte më herët.
Gerta i hodhi birrë në fytyrë Gjestit dhe ky i fundit u largua për pak kohë nga shtëpia e Big Brother VIP për t’u mjekuar dhe u rikthye sërish.
Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar familjarët e Gjestit në rrjetet sociale. Ata kanë publikuar të gjitha reagimet e bujshme që janë bërë në rrjet kundër Olta Gixharit.
- Ish-banorja e Big Brother VIP humb babain: Më mungon ba…
- VIDEO/ Gjesti bisedon me Krisën: Egli Ka nisur të më pëlqejë fort!
- “Një mundësi e shkëlqyer mund të vijë direkt në pragun tuaj”, këto 3 shenja Horoskopi do kenë një super javë
- FOTO/ Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Egli Takos
- Elvana Gjata feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush
- Gerta i hodhi birrë në fytyrë, reagojnë familjarët e Gjestit