...
Thu. Dec 26th, 2024

After the clash with the police in the FRD, Meta speaks: Attempted coup, the opposition should wake up

“Përpjekje për grusht shteti”, e quajti presidenti Ilir Meta prezencën e Policisë Bashkiake të zyrat e FRD-së.

Ai ka folur për mediat pas përballjes me policinë dhe momentet e tensionit.

“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje, një shkresë të tillë që nuk ka as vulë, që nuk ka as emër titullari që të mbajë nesër përgjegjësi nesër, që nuk ka as numër protokolli, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht çdo forcë opozitare e cila synon të konkurrojë në kushte të barabarta në zgjedhja, duke keqpërdorur bashkinë bandë, padyshim që është tepër irrituese dhe është një paralajmërim për qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë, mbi procesin zgjedhor me garanci dhe integritet. I bëj thirrje gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të rregullave të garës, sepse do të jetë vonë për popullin shqiptar në rast se do vijojë të tolerojë sjelljet e partisë bandë”, deklaroi Presidenti, pas ngjarjes jo fort të zakontë që ndodhi sot në Tiranë. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.