...
Thu. Dec 26th, 2024

“Nuk lejoj askënd të abuzojë me emrin tim”, Milaim Zeka i kthehet Jonida Vokshit, moderatorja ‘nuk ia përton’

Prime i kësaj të premte në ”Big Brother Kosova Vip 3” u shoqërua me tensione dhe diskutime të shumta, ku në qendër të vëmendjes ishte një incident që lidhej me një fotografi të banorës Lela, e cila u bë virale në rrjetet sociale.

Milaim Zeka e ndërpreu Jonida Vokshin për të dhënë sqarimin e tij lidhur me fotografinë. Ai u shpreh se postimi nuk ishte bërë nga ai personalisht, duke theksuar se rrjetet e tij sociale menaxhohen nga dikush tjetër për shkak të mungesës së tij të aftësive teknologjike.

“Hera e parë në jetë që po të ndërpres, a e di pse? Përpos që po produksioni ka futë në lajthitje dhe më kanë akuzuar dhe më ka vendosur lloj-lloj epitetesh, nuk dua të dal sonte në Prime jashtë vetes sime dhe të vazhdojë biseda pa e ditur Lela të vërtetën, kur e di të vërtetën, kush do le të flasë çfarë të dojë. Përndryshe në qoftë se dikush tenton të bëjë Big Brother në kurrizin tim, të më vendosin epitet kurrë nuk e lejo. Dhe mjaft është bërë abuzim me këtë fotografi nga ana e produksionit”, tha Zeka.

Jonida më tutje tha se ajo fotografi ka qenë e postuar nga opinionisti.

“Kjo është rrenë sa je e madhe”, i është përgjigjur ai.

Ndërsa edhe Alaudini tha se ajo fotografi ka qenë e publikuar me faqe zyrtare të Milaimit.

Më pas Milaimi i tregoi Lelës se “Ajo fotografi ka 4 javë që po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe para disa ditësh dikush e ka dërguar dhe unë që jam totalisht idiot Intagramit, personi që bën mbikqyrje “Collab” e ka pranuar dhe brenda disa minutave nga rrjetet e mia është zhdukur. E falënderoj familjen tënde që ka dalë në mbështetjen time.”

Më pas Milaimi i kërkoi falje Lelës.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.