Gjatë një interviste në programin “S’e luan Topi” me Erjona Rusin, Eno Popi rrëfeu për përpjekjet e tij për të qenë një baba i përkushtuar, edhe pse shpeshherë dyshon nëse ka qenë i mjaftueshëm.
Ai shprehet se, kur Liv të rritet, do të kuptojë nëse ka bërë më të mirën për të.
Duke folur për momentet e para kur mësoi se do të bëhej baba, Eno kujton edhe çastet më të bukura që ka përjetuar me vajzën e tij.
“Fillimisht, ndjeva frikë. Ishte një fazë e jetës që e kërkonim, por pa qenë plotësisht gati. Kur ndodhi, pata ndjesinë se gjithçka duhej ta menaxhonim ndryshe, duke u përshtatur me një fëmijë që rritej dhe kërkonte vëmendje,” shpjegoi Eno.
I pyetur nëse është një baba i mirë, i ashpër apo tolerant, ai u shpreh: “Nuk e di nëse jam baba i mirë. Kur Liv të rritet, ajo do të gjykojë nëse kam qenë mjaftueshëm për të…”
- “Nuk e di a jam baba i mirë”, Eno Popi flet për familjen
- “Nga rritja e karrierës te stabiliteti financiar”, Horoskopi i Dashit për 2025-n
- Soni Malaj e pranon: Kam ndryshuar tekstet e këngëve, jemi të Zotit…
- “Mundësitë financiare janë të shumta”, Horoskopi i datës 4 Janar: Dashuria është e thellë dhe emocionalisht plotësuese
- “Ndjej shumë për ty, vetëm ta dije çfarë ka përbrenda zemra ime”, Xumi nuk i ndahet Eglit, ja si i përgjigjet banorja
- “Ç’është ky bukurosh”, Gerta Gixhari tregon si e njohu partnerin