Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ishte i ftuar në rubrikën “Pushime on Top”, ku foli për karrierën e tij dhe jo vetëm.
I pyetur nëse ka pasur ndonjë situatë të sikletshme më humorin e tij, ai kujtoi skenën në emisionin “Top Arena”, ku ishin të ftuara nënë e bijë, Julia Ilirjani dhe Rene Reffo.
Në një moment ai tha “nuk u jap dorën shushkave” dhe kjo ishte keqkuptuar. Visjani tha se të mërzitësh me batutën e një aktori humori, është injorancë.
“Të të ngelet hatri me një aktor, sa i përket batutës, do të thotë që je njeri i vogël. Të mërzitesh me një artist, është injorancë. Te Top Arena mund të kem pasur ndonjë episod. Së fundmi ishin nënë e vijë të ftuar dhe ndjeva një hatërmbetje nga ajo goca. Ajo nuk e kishte kuptuar fare që unë isha një aktor në rol. Madje batutën aty e bëj gjithmonë, dhe papritur doli dikush që u mërzit. ‘Shushkat” është një batutë që unë e përdor kudo”, tregoi Visjani.
- ‘Plas sherri’ mes Kastro Zizos dhe Big Mamës në Ferma VIP 2
- Sot dita me fat për këto katër shenja të Horoskopit
- VIDEO/ Luiz Ejlli: Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin absurd, jam i pafajshëm!
- VIDEO/ Ja ku do ta shohim sonte Rozana Radin
- “Forca shqipe”, Rozana Radi mbështet grupin “Shkodra Elektronike” që do na përfaqësojë me “Zjerm” në Eurovision
- Vajza feston ditëlindjen, ja si e uron Jul Deda: Dhurata më e bukur që…