Thu. Dec 26th, 2024

Negotiations/ The German Foreign Minister has news about Albania and North Macedonia

Ministri federal për Punët e Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka deklaruar se mesazhi që po përçojnë edhe shtete të tjera anëtare të Bashkimit Europian, është se ka ende hezitim kur vjen fjala për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë.

"Mesazhi që ne po marrin edhe nga shtete të tjera anëtare është se ka ende hezitim kur vjen fjala për Shqipërinë. Por, edhe nëse ne nuk do mund të avancojmë kaq shpejt me Shqipërinë, ne duhet të fillojmë negociatat dhe konferencat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Sigurisht që ne do të donim të bënim të njëjtën gjë për Shqipërinë. Ne nuk e dimë se kur mund të jetë e mundur, por ky është objektivi ynë”, tha ministri gjerman.

Ndërsa deklaroi se Gjermania synon mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës së saj të Bashkimit Europian.

“Në fillim të këtij viti, ne shpresuam në arritjen e një marrëveshjeje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ishim shumë të kënaqur që kjo u arrit. Ne do të donim që të zhvillonim disa konferenca anëtarësimi gjatë presidencës gjermane. Kjo është më shumë e mundur për Maqedoninë e Veriut sesa për Shqipërinë.”, u shpreh ai.

Deklaratat u bënë në një seancë dëgjimore në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *